Media izraelite: Izraeli planifikon të pushtojë vijën e parë të fshatrave në Libanin jugor
“Izraeli synon të kontrollojë të gjitha zonat që kërcënojnë popullsinë, veçanërisht vijën e parë të fshatrave në jug të Libanit”, tha media izraelite
Stamboll
Sipas mediave izraelite, Izraeli planifikon të pushtojë vijën e parë të fshatrave në jug të Libanit për të parandaluar sulmet me raketa, transmeton Anadolu.
Kanali 12 raportoi se skalioni politik synon të urdhërojë ushtrinë të pushtojë çdo zonë në Liban nga ku lëshohen armë antitank, “deri në njoftim të mëtejshëm:.
“Izraeli synon të kontrollojë të gjitha zonat që kërcënojnë popullsinë, veçanërisht vijën e parë të fshatrave në jug të Libanit”, tha kanali, pa specifikuar se cilat janë këto fshatra.
“Ky është thjesht një mjet presioni deri sa të tërhiqen sipas kushteve të Izraelit”, shtoi kanali duke cituar një burim të lartë të sigurisë izraelite që preferoi të mbetej anonim.
“Qeveria libaneze nuk ka tjetër zgjidhje përveçse ta shpërbëjë Hezbolahun, pasi kjo është masa më efektive”, tha burimi.
Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore në gjithë Libanin në ditët e fundit, për shkak të sulmeve ndërkufitare me Hezbollahun, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që është në fuqi që nga nëntori i vitit 2024.
Sipas autoriteteve libaneze, të paktën 968 persona kanë vdekur dhe 2.432 janë plagosur nga sulmet izraelite në gjithë Libanin që nga 2 marsi.
Përshkallëzimi aktual pasoi një ofensivë të përbashkët SHBA–Izrael kundër Iranit, që ka shkaktuar rreth 1.300 viktima që nga 28 shkurti. Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, të cilat, sipas Iranit, strehojnë “asete ushtarake amerikane”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
