Media iraniane: SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Universitetin e Isfahanit në Iran
Sulmi goditi një ndërtesë në kampus dhe dëmtoi strukturat aty pranë. Nuk u raportuan të lënduar ose viktima në incident
Stamboll
Një sulm amerikano-izraelit shënjestroi një ndërtesë në Universitetin e Teknologjisë Isfahan, duke shkaktuar dëme materiale, por jo viktima, raportoi Agjencia e Lajmeve të Studentëve Iranianë, transmeton Anadolu.
Sipas zyrës së marrëdhënieve me publikun të universitetit, sulmi goditi një ndërtesë në kampus dhe dëmtoi strukturat aty pranë.
Nuk u raportuan të lënduar ose viktima në incident.
Në deklaratë, universiteti dënoi sulmin, duke thënë se sulmet ndaj institucioneve akademike bien ndesh me parimet humanitare dhe ligjin ndërkombëtar dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësi.
I gjithë rajoni i Lindjes së Mesme është në alarm që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë ish-liderin suprem Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.
