Media gjermane: Berlini synon zgjerimin e flotës së avionëve F-35 me 15 avionë shtesë
Komiteti i Buxhetit i parlamentit po shqyrton kërkesën e qeverisë prej 2,5 miliardë eurosh, sipas revistës "Der Spiegel".

Berlin
Qeveria e Gjermanisë po syonon miratimin parlamentar për të blerë 15 avionë luftarakë shtesë F-35 të prodhuar në SHBA-ja, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.
Sipas revistës “Der Spiegel”, qeveria ka kërkuar afërsisht 2,5 miliardë euro nga Komiteti i Buxhetit i parlamentit për blerjen e planifikuar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Kenneth Harms, refuzoi sot të komentonte mbi raportimet, duke thënë në një konferencë për shtyp në Berlin se në përgjithësi nuk mund të flasë për diskutime konfidenciale ose plane prokurimi ushtarak.
Gjermania fillimisht porositi 35 avionë F-35 të “Lockheed Martin” në vitin 2022 për të zëvendësuar avionët e saj luftarakë të vjetër “Tornado”. Avionët e parë janë planifikuar të mbërrijnë në vitin 2027.
Me blerjen shtesë, ministria planifikon të zgjerojë flotën F-35 të vendit në 50 avionë.
Avionët luftarakë të përparuar janë kritikë për politikën e NATO-s për parandalimin bërthamor, pasi ata mund të transportojnë bomba bërthamore.