Media amerikane: Këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë
Waltz u vu në fokus në mars pasi gabimisht përfshiu Jeffrey Goldbergun, kryeredaktorin e revistës “The Atlantic”, në një bisedë në Signal ku po diskutoheshin sulmet ushtarake amerikane kundër objektivave të grupit Houthi në Jemen.
Washington
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Mike Waltz, dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, do të lënë postet e tyre në Shtëpinë e Bardhë, raportoi sot “CBS News”, duke cituar burime të shumta, transmeton Anadolu.
Waltz u vu në fokus në mars pasi gabimisht përfshiu Jeffrey Goldbergun, kryeredaktorin e revistës “The Atlantic”, në një bisedë në Signal ku po diskutoheshin sulmet ushtarake amerikane kundër objektivave të grupit Houthi në Jemen.
Pavarësisht debatit të brendshëm nëse Waltz duhet të japë dorëheqjen, Trump publikisht e mbështeti atë.
“Michael Waltz ka nxjerrë një mësim dhe është një njeri i mirë”, tha presidenti në atë kohë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
