Bota

"Me vendimin për pushtimin e Gazës, pengjet izraelite u dënuan me vdekje"

Familjet e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës deklaruan se Kabineti i Sigurisë miratoi planin e pushtimit të qytetit të Gazës duke "dënuar me vdekje pengjet që janë gjallë"

Mustafa Deveci  | 08.08.2025 - Përdıtësım : 08.08.2025
"Me vendimin për pushtimin e Gazës, pengjet izraelite u dënuan me vdekje"

Ankara

Familjet e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës deklaruan se Kabineti i Sigurisë miratoi planin e pushtimit të qytetit të Gazës duke "dënuar me vdekje pengjet që janë gjallë", transmeton Anadolu.

Platforma e të Afërmve të Pengjeve reagoi ndaj miratimit të planit për pushtimin e qytetit të Gazës nga Kabineti i Sigurisë në një deklaratë me shkrim.

Platforma e interpretoi vendimin e pushtimit si një deklaratë zyrtare të braktisjes së pengjeve izraelite në fatin e tyre dhe se Kabineti i Sigurisë injoroi paralajmërimet e ushtrisë dhe vullnetin e shumicës së publikut izraelit me këtë vendim.

Gjithashtu në deklaratën e tyre thuhet se vendimi për pushtimin të cilin e miratoi Kabineti i Sigurisë "dënoi me vdekje pengjet e gjalla izraelite në Gaza".

Kabineti i Sigurisë miratoi planin për pushtimin e qytetit të Gazës pavarësisht kundërshtimit të ushtrisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın