Bota

Me shpalljen zyrtare të republikës në Barbados, përfundon sundimi britanik

Më 30 nëntor, e festuar si dita e pavarësisë së vendit, 72-vjeçarja Sandra Mason, e cila bëri betimin në një ceremoni në kryeqytetin Bridgetown, u zgjodh presidentja e parë femër e shtetit të Barbadosit

Sinan Doğan  | 30.11.2021 - Përdıtësım : 01.12.2021
Me shpalljen zyrtare të republikës në Barbados, përfundon sundimi britanik

Bogota

Me shpalljen zyrtare të republikës në ishullin Barbados në Karaibe, sundimi 396-vjeçar i mbretërisë britanike mori fund, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më 30 nëntor, e festuar si dita e pavarësisë së vendit, 72-vjeçarja Sandra Mason, e cila bëri betimin në një ceremoni në kryeqytetin Bridgetown, u zgjodh presidentja e parë femër e shtetit të Barbadosit.

Barbadosi, ku u shpall republika me një ceremoni ku mori pjesë edhe Princi i Kurorës Britanike, Charles, pushoi së njohuri mbretëreshën Elizabeth II si e para e shtetit.

Princi Charles, i ftuar në ceremoni si i ftuari i lartë nderi i vendit, iu dhurua nga kryeministrja "Medalja e Lirisë së Barbadosit".

- Çmimi për Charles shkaktoi reagim

Kristina Hinds, profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Indeve Perëndimore, kritikoi medaljen e Charles, duke thënë: "Familja mbretërore britanike është një burim shfrytëzimi në këtë rajon dhe deri më tani nuk kanë ofruar as falje dhe as kompensim për dëmet".

- "Barbadianët duan një president barbadian"

Në një intervistë për BBC, kryeministrja e Barbadosit, Mia Mottley, deklaroi se largimi nga familja mbretërore do të ishte "historike" për rajonin.

"Barbadianët duan një kryetar shteti barbadian, kjo është një shprehje e besimit se kush jemi dhe çfarë mund të arrijmë. Është koha për të lënë pas të kaluarën tonë koloniale plotësisht."

- Kush është Mason?

E lindur më 17 janar 1949 në rrethin Saint Philip, në Barbados, Sandra Mason u diplomua për Drejtësi në Universitetin e Indeve Perëndimore (UWI) në vitin 1973, i vetmi universitet publik në vend.

Pasi dha mësim për një kohë në karrierën e saj si avokate që e filloi në vitin 1975, Mason më 8 janar 2018 u zgjodh si përfaqësuese e Mbretëreshës si Guvernatore e Përgjithshme në Barbados.

Mason, në deklaratën e saj më 16 shtator 2020, deklaroi se donin të ndërprisnin njohjen e mbretëreshës Elizabeth II si e para e shtetit dhe vitin e ardhshëm të pranonin republikën si formë qeverisjeje në vend.

- Turizmi në ishull

Ishulli, i cili ka plazhe me famë botërore dhe njihet si vendlindja e këngëtares së njohur Rihanna, tërheq vëmendjen si një nga ishujt më të pasur në rajon me popullsinë e tij prej rreth 285.000 banorësh dhe me risitë në financa.

Barbadosi është prekur rëndë nga pandemia e COVID-19, pasi ekonomia e saj është shumë e varur nga turizmi.

Para se të fillonte pandemia mesatarisht, më shumë se 1 milionë turistë vizitonin vendin çdo vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın