Bota

Me 41,2 gradë, Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit në historinë e vendit

- Temperatura prej 41,2 gradësh e regjistruar në Tanba u shënua si më e larta ndonjëherë në historinë e Japonisë, duke kaluar nivelin rekord prej 41,1 gradësh të arritur në vitet 2018 dhe 2020.

Emirhan Demir  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Me 41,2 gradë, Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit në historinë e vendit

Ankara

ANKARA (AA) – Në qytetin Tanba të prefekturës Hyogo në Japoni, temperaturat arritën në 41,2 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 41,1 gradësh që ishte regjistruar pesë vjet më parë si më e larta në historinë e vendit, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës "Japan Times", i nxehti ekstrem po vazhdon në shumë qytete të Japonisë.

Temperatura prej 41,2 gradësh e regjistruar në Tanba u shënua si më e larta ndonjëherë në historinë e Japonisë, duke kaluar nivelin rekord prej 41,1 gradësh të arritur në vitet 2018 dhe 2020.

Ndërkohë, autoritetet bënë të ditur se mbi pesë mijë persona janë paraqitur në spitale në gjithë vendin javën e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore të lidhura me temperaturat e larta.

Zyrtarët paralajmëruan se vala e të nxehtit mund të zgjasë për disa ditë dhe u bënë thirrje qytetarëve të marrin masa kundër goditjes nga dielli.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın