Bota

Mbreti Salman dhe princi i kurorës pritën në takim familjen e Khashoggit

Mbreti Salman dhe princi i kurorës shprehën ngushëllimet djemve, familjes dhe të afërmve të gazetarit Khashoggi

Zeynep Hilal Karyağdı  | 23.10.2018 - Përdıtësım : 24.10.2018
Mbreti Salman dhe princi i kurorës pritën në takim familjen e Khashoggit

Rijad

RIJAD (AA) - Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe princi i kurorës, Mohamed bin Salman, kanë pritur në takim djemtë e gazetarit saudit Jamal Khashoggit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, mbreti Salman dhe princi i kurorës në Palattin Yamamah u takuan me djemtë e gazetarit Khashoggi, Sehl dhe Salah.

Mbreti Salman dhe princi i kurorës shprehën ngushëllimet djemve, familjes dhe të afërmve të gazetarit Khashoggi.

Ndërsa Sehl dhe Salak kanë shprehur mirënjohjen e tyre për ngushëllimet.

Mbreti dhe princi i kurorës edhe para dy ditëve në një bisedë telefonike me Salah kishin shprehur ngushëllimet e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın