Bota

Mbikëqyrësi rus vendos figurën e opozitës, Alexey Navalny, në listën e terroristëve dhe ekstremistëve

Personave të njohur si “terroristë dhe ekstremistë” u ndalohet të kontaktojnë me mediat, të postojnë informacione në internet, të veprojnë si organizatorë të ngjarjeve publike, si dhe të marrin pjesë në zgjedhje

Elena Teslova  | 25.01.2022 - Përdıtësım : 25.01.2022
Mbikëqyrësi rus vendos figurën e opozitës, Alexey Navalny, në listën e terroristëve dhe ekstremistëve Foto: AA/Arkiv

Moskë

Mbikëqyrësi financiar rus ‘Rosfinmonitoring’ ka vendosur figurës e opozitës, Alexey Navalny, si dhe dy mbështetësit e tij, Lyubov Sobol dhe Georgy Alburov, në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Personave të njohur si “terroristë dhe ekstremistë” u ndalohet të kontaktojnë me mediat, të postojnë informacione në internet, të veprojnë si organizatorë të ngjarjeve publike, si dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Vendosja në listën e zezë nënkupton kufizime serioze në përdorimin e shërbimeve financiare, përfshirë ndalimin e marrjes së parave nga jashtë.

Megjithatë, kjo nuk vendos asnjë kufizim për lirinë e lëvizjes.

Duke komentuar njoftimin, Sobol tha se nuk ka “asnjë provë” se ajo ose kolegët e saj janë të përfshirë në aktivitete ekstremiste apo terroriste.

“Është e qartë për këdo se ne nuk kemi asnjë të përbashkët me njerëzit që duhet të jenë në këtë listë”, tha ajo.

Në muajin shkurt të vitit 2021, Navalny u dënua me dy vjet e tetë muaj burg për disa shkelje të lirimit me kusht gjatë periudhës së lirimit me kusht.

Navalny protestoi kundër burgimit duke këmbëngulur se vendimi është i “njëanshëm” dhe se “arsyeja e vërtetë” e dënimit është aktiviteti i tij politik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.