Bota

Mbi 600 ish-krerë të sigurisë izraelite i bëjnë thirrje Trumpit që t'i japë fund luftës në Gaza

"E bëtë në Liban. Koha ta bëni edhe në Gaza", thuhet në letrën e Komandantëve për Lëvizjen e Sigurisë së Izraelit

Rania R.a. Abushamala  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Mbi 600 ish-krerë të sigurisë izraelite i bëjnë thirrje Trumpit që t'i japë fund luftës në Gaza

Stamboll

Më shumë se 600 ish-krerë të sigurisë izraelite i kërkuan presidentit të SHBA-së, Donald Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Apeli u bë në një letër dërguar Trumpit nga nënshkruesit, përfshirë ish-shefin e Mossad-it, Tamir Pardo, ish-shefin e Shin Bet, Ami Ayalon dhe ish-zëvendësshefin e ushtrisë izraelite, Matan Vilnai, duke kërkuar presion mbi kryeministrin, Benjamin Netanyahu për t'i dhënë fund konfliktit.

"Ndalojeni luftën në Gaza! Në emër të CIS, grupit më të madh të ish-gjeneralëve të IDF (ushtrisë) në Izrael dhe ekuivalentëve të Mossad-it, Shin Bet, Policisë dhe Trupit Diplomatik, ju kërkojmë të përfundoni luftën në Gaza", thuhet në letrën e publikuar nga lëvizja Komandantët për Sigurinë e Izraelit (CIS) në X.

"E bëtë këtë në Liban. Është koha ta bëjmë edhe në Gaza", shtuan ata.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 60.800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe e ka çuar atë në prag të urisë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın