Mbi 400 këngëtarë dhe artistë nga e gjithë bota bojkotojnë Izraelin "Jo muzikë për gjenocidin"
Protesta dhe bojkote në fushën e kulturës, sportit dhe artit po mbahen në shumë vende kundër gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës

Kuds
Më shumë se 400 këngëtarë dhe artistë nga e gjithë bota njoftuan pjesëmarrjen e tyre në një bojkot kulturor për të hequr veprat e tyre nga platformat dixhitale të transmetimit të Izraelit në shenjë proteste ndaj gjenocidit të vazhdueshëm kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Thellimi i krizës humanitare i shkaktuar nga sulmet e Izraelit në Gaza dhe imazhet e palestinezëve, veçanërisht të fëmijëve që luftojnë me urinë, vazhdojnë të shkaktojnë zemërim në botë.
Sipas gazetës izraelite "Haaretz" më shumë se 400 këngëtarë dhe artistë nga e gjithë bota janë bashkuar me një bojkot kulturor për të hequr veprat e tyre nga platformat dixhitale të transmetimit të Izraelit në shenjë proteste ndaj gjenocidit të vazhdueshëm kundër palestinezëve në Gaza.
Në kuadër të iniciativës së nisur nën sloganin "Jo muzikë për gjenocidin", në mesin e atyre që kanë nënshkruar peticion, përfshihen grupe muzikore të tilla si ajo britanike "Massive Attack", grupin skocez "Primal Scream" dhe grupin amerikan "Japanese Breakfast", si dhe muzikanten amerikane Carole King, këngëtaren japoneze Rina Sawayama dhe këngëtaren daneze Mo.
Organizatorët e iniciativës lëshuan një deklaratë ku thuhet se fushata synon të bëjë presion mbi shtëpitë e mëdha diskografike si "Sony", "Universal" dhe "Warner", dhe t'i inkurajojë ata të bashkohen me iniciativën e bojkotit, të ngjashëm me hapat e ndërmarrë në Rusi pas sulmeve në Ukrainë.
"Vetëm kultura nuk mund t'i ndalë bombat, por mund të luftojë me presion politik, të zhvendosë drejtimin e opinionit publik drejt drejtësisë dhe të kundërshtojë normalizimin e marrëdhënieve me vendet që kryejnë krime kundër njerëzimit", thuhet në deklaratë.
Protesta dhe bojkote në fushën e kulturës, sportit dhe artit po mbahen në shumë vende kundër gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.