Politikë, Bota

Mbi 3.700 oficerë policie janë plagosur gjatë protestave në Iran

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje rreth numrit të të vdekurve në protesta

Lina Altawell  | 19.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Mbi 3.700 oficerë policie janë plagosur gjatë protestave në Iran

Stamboll

Një ligjvënës i lartë iranian tha se më shumë se 3.700 oficerë policie u plagosën në protestat që përfshiu vendin që nga muaji i kaluar, transmeton Anadolu.

Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të parlamentit iranian, Ibrahim Azizi ndau shifrat gjatë një konference për mediat ku ai foli për zhvillimet në lidhje me valën e fundit të protestave antiqeveritare, raportoi Agjencia e Lajmeve Mehr.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje rreth numrit të të vdekurve në protesta.

Protestat antiqeveritare tronditën Teheranin dhe disa qytete iraniane që nga muaji i kaluar për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike dhe një zhvlerësimi rekord të monedhës kombëtare, rialit.

Nuk ka shifra zyrtare të viktimave, por Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), një grup i të drejtave me seli në SHBA, vlerëson se numri i të vdekurve ka arritur në më shumë se 3.700, duke përfshirë si forcat e sigurisë ashtu edhe protestuesit ndërsa mbi 24.300 protestues janë arrestuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın