Bota

Mbi 350 trupa dhe rreth 70 automjete nga Garda Skoceze mbërrijnë në Prishtinë

“Rreth 70 automjete dhe më shumë se 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar mbërritën në Kampin Bondsteel, duke përfunduar kështu vendosjen e tyre të përkohshme në Kosovë”, shkroi KFOR-i

Abdulbesar Ademi  | 22.08.2025 - Përdıtësım : 22.08.2025
Mbi 350 trupa dhe rreth 70 automjete nga Garda Skoceze mbërrijnë në Prishtinë Foto: KFOR

Shkup

Më shumë se 350 trupa dhe rreth 70 automjete nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Prishtinë në kuadër të mbështetjes për forcën paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), transmeton Anadolu.

Siç njofton KFOR-i në platformën sociale të kompanisë amerikane X, ata kanë mbërritur në Kampin Bondsteel.

“Rreth 70 automjete dhe më shumë se 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar mbërritën në Kampin Bondsteel, me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu vendosjen e tyre të përkohshme në Kosovë”, shkroi KFOR-i.

Kjo vendosje përforcon praninë e NATO-s në Kosovë në kuadër të mandatit të KFOR-it për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın