Mbi 300 fluturime anulohen dhe vonohen në Moskë për shkak të reshjeve të dendura të borës
Agjencia Federale e Transportit Ajror e Rusisë tha se pavarësisht kushteve të këqija të motit, aeroportet e Moskës vazhdojnë të pranojnë dhe nisin fluturime
Stamboll
Më shumë se 300 fluturime ndërkombëtare dhe vendase janë vonuar ose anuluar në aeroportet e Moskës të premten për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, raporton agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA Novosti, transmeton Anadolu.
Një total prej 271 fluturimesh mbërritëse dhe nisëse janë vonuar, ndërsa 42 fluturime janë anuluar në aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo, Vnukovo dhe Zhukovsky, sipas të dhënave të aeroporteve.
Agjencia Federale e Transportit Ajror e Rusisë tha se pavarësisht kushteve të këqija të motit, aeroportet e Moskës vazhdojnë të pranojnë dhe nisin fluturime.
Më parë, Ministria e Situatave të Emergjencave paralajmëroi për reshje të dendura dëbore, erëra të forta me shpejtësi deri në 18 metra në sekondë, akull dhe rreshje dëbore në rrugët e Moskës deri më 10 janar.
Qendra Hidrometeorologjike e Rusisë ka lëshuar një alarm portokalli për motin për kryeqytetin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
