Bota

Mbi 1.800 fabrika të shkatërruara nga forcat paraushtarake të RSF-së në Khartum

“Milicia rebele shkatërroi 1.877 fabrika në shtetin Khartoum, duke përfshirë 553 plotësisht dhe 1.267 pjesërisht,” tha Yaqoub

Betül Yılmaz  | 20.11.2025 - Përdıtësım : 20.11.2025
Mbi 1.800 fabrika të shkatërruara nga forcat paraushtarake të RSF-së në Khartum

Khartoum/Stamboll

Ministrja sudaneze e Industrisë dhe Tregtis, Mahasen Ali Yaqoub, ka bërë të ditur se më shumë se 1.800 fabrika janë shkatërruar nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Khartoum, transmeton Anadolu.

“Milicia rebele shkatërroi 1.877 fabrika në shtetin Khartoum, duke përfshirë 553 plotësisht dhe 1.267 pjesërisht,” tha Yaqoub në një konferencë për media në qytetin Port Sudan.

Ajo tha se një vlerësim i dëmeve, i kryer nga qeveria pas rimarrjes së Khartoumit nga grupi rebel, tregoi dëme masive.

Ministrja sudaneze theksoi se shumica e sulmeve të RSF-së kishin në shënjestër infrastrukturën e fabrikave, veçanërisht pajisjet dhe sistemet energjetike, me qëllim të pengimit të rifillimit të punës në kryeqytet.

“Sektori industrial ka pësuar dëme masive dhe sistematike, duke çuar në ndërprerjen e plotë të industrisë në Khartoum, Al-Xhazira dhe Sennar”, shtoi Yaqoub.

Ajo theksoi se sulmet e RSF-së e “paralizuan plotësisht sektorin industrial” në Sudan, duke e detyruar vendin të importojë edhe nevojat më bazike.

Në maj të vitit 2025, ushtria sudaneze njoftoi marrjen nën kontroll të plotë të shtetit Khartoum.

Ushtria dhe RSF-ja janë të përfshira në një luftë shkatërrimtare që nga 15 prilli i vitit 2023. Konflikti ka vrarë mijëra dhe ka zhvendosur miliona.

Deri tani, RSF-ja mban nën kontroll të pesë shtetet e rajonit të Darfurit në perëndim të Sudanit, ndërsa ushtria kontrollon shumicën e 13 shteteve të mbetura në jug, veri, lindje dhe qendër, përfshirë kryeqytetin Khartoum.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın