Bota

Mbi 170 të vdekur nga reshjet musonë në Indi këtë vit

- 281 persona janë lënduar deri më tani, ndërsa 36 persona rezultojnë ende të zhdukur në shtetin Himachal

Ekip  | 01.08.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Mbi 170 të vdekur nga reshjet musonë në Indi këtë vit

Ankara

ANKARA (AA) - Numri i viktimave nga shirat musonë dhe incidentet e lidhura me to këtë vit në shtetin Himachal të Indisë veriore ka kaluar mbi 170, sipas një deklarate zyrtare të publikuar sot, transmeton Anadolu.

Qendra e operacioneve emergjente e shtetit njoftoi se numri i viktimave ka arritur në 173, ndërsa 281 persona janë lënduar deri më tani. Gjithashtu, 36 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Këtë javë, shteti u përball sërish me reshje të dendura shiu dhe përmbytje të shpejta.

Sipas deklaratës, nga 173 vdekjet e raportuara deri tani, 78 kanë ndodhur në aksidente rrugore, ndërsa 95 të tjera për shkak të incidenteve të ndryshme si mbytje në ujë, rrëshqitje dheu dhe përmbytje të shpejta.

Shirat e dendura musonike zakonisht fillojnë në Indi në qershor dhe zgjasin deri në shtator.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın