Bota

Mbi 1.500 persona evakuohen për shkak të zjarreve në jug të Spanjës

Vazhdojnë përpjekjet tokësore dhe ajrore për të shuar zjarrin pyjor që filloi dje në rajonin Navarra në veri të vendit

Şenhan Bolelli  | 06.08.2025 - Përdıtësım : 06.08.2025
Mbi 1.500 persona evakuohen për shkak të zjarreve në jug të Spanjës

Madrid

Më shumë se 1.500 persona janë evakuuar nga shtëpitë ose hotelet e tyre për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë prej dy ditësh në Tarifa, një zonë turistike në qytetin Cadiz në jug të Spanjës, transmeton Anadolu.

Ministri i Brendshëm, Dialogut Social dhe Administratës Publike të Qeverisë Autonome të Andaluzisë, Antonio Sanz, njoftoi se më shumë se 1.500 persona janë evakuuar dhe afërsisht 5.000 automjete janë evakuuar nga zona e kampingut Torre la Pena II në Tarifa për shkak të zjarreve që po përhapen me shpejtësi.

Duke folur për mediat spanjolle, Sanz tha se "ka qenë një natë e vështirë dhe shumë e ngarkuar, dhe situata është kritike", duke shtuar se 17 avionë dhe helikopterë po marrin pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Ndërkohë, thuhet se vazhdojnë përpjekjet tokësore dhe ajrore për të shuar zjarrin pyjor që filloi dje në rajonin Navarra në veri të vendit.

- Këtë vit në Portugali janë djegur tetë herë më shumë pyje sesa një vit më parë

Njoftohet se është vendosur nën kontroll zjarri pyjor që vazhdonte prej tre ditësh në rajonin Vila Real në veri të Portugalisë e cila ka qenë në gjendje alarmi të lartë që nga 3 gushti për shkak të nxehtësisë ekstreme.

"Afërsisht 42.000 hektarë pyll janë djegur këtë vit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është tetë herë më shumë", tha eksperti i gjeografisë Jose Alberto Rio Fernandes, duke folur për transmetuesin shtetëror portugez RTP,

Ndërkohë, mungesa e avionëve në përpjekjet për shuarjen e zjarreve është bërë një temë diskutimi në vend.

Në mediat kombëtare portugeze është theksuar se Forcat Ajrore aktualisht kanë tre avionë dhe shtatë helikopterë për t'i vënë në dispozicion nën strukturën e Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarreve, por këta avionë nuk janë aktivizuar për shkak se qeveria nuk ka blerë pjesët e nevojshme për përdorimin e tyre në luftën kundër zjarreve rurale.

Vala e re e nxehtësisë që prek Gadishullin Iberik, e cila arriti në 42 gradë Celsius, pritet të fillojë të lehtësohet nga nesër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın