Bota

Mbi 150 senatorë dhe eurodeputetë në Evropë kërkojnë mbrojtjen e anëtarëve të Flotiljes Globale "Sumud"

Mbi 150 senatorë dhe eurodeputetë kërkuan që qeveritë e tyre të ndërmarrin veprime për të mbrojtur anëtarët e Flotiljes Globale "Sumud", e cila synon të dërgojë ndihma në Gaza

Esra Taşkın  | 12.09.2025 - Përdıtësım : 13.09.2025
Mbi 150 senatorë dhe eurodeputetë në Evropë kërkojnë mbrojtjen e anëtarëve të Flotiljes Globale "Sumud"

Paris

Në të gjithë Evropën, 158 deputetë, senatorë dhe eurodeputetë kanë kërkuar që qeveritë e tyre të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur anëtarët e Flotiljes Globale "Sumud", e cila synon të dërgojë ndihma humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Partia "Franca e Papërkulur" (LFI), në një deklaratë të publikuar në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, vuri në dukje se Flotilja Globale "Sumud" është sulmuar dy herë nga mjete ajrore pa pilot (dronë) në ujërat tuniziane para nisjes së saj.

"Bashkimi Evropian (BE) dhe shtetet e tij anëtare nuk kanë reaguar ndaj këtyre sulmeve", thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se 158 deputetë, senatorë dhe eurodeputetë nga e gjithë Evropa u kanë shkruar ministrive të tyre të jashtme, duke kërkuar veprime urgjente për të mbrojtur anëtarët e Flotiljes Globale "Sumud".

Në deklaratë nga ministritë në fjalë kërkohet që të ndërmarrin masa konkrete për të siguruar që këto sulme të mos mbeten të pandëshkuara dhe të ofrojnë mbrojtje diplomatike dhe konsullore për ekuipazhet e flotiljes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın