Mbi 1.330 civilë të vrarë në Iran nga sulmet e vazhdueshme SHBA-Izrael
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, sulmet kanë shënjestruar 7.943 shtëpi, 1.617 objekte tregtare, 32 qendra shëndetësore, 65 shkolla dhe 13 objekte të Gjysmëhënës së Kuqe
Ankara
Ambasadori i Iranit në OKB, Saeid Iravani, ka bërë të ditur se më shumë se 1.330 civilë, përfshirë rreth 300 fëmijë, janë vrarë në Iran mes sulmeve të vazhdueshme nga SHBA dhe Izraeli, derisa dëmet në infrastrukturë në të gjithë vendin po rriten me shpejtësi, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në OKB, Iravani tha se që nga fillimi i sulmeve të paktën 1.332 civilë iranianë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Gjysmëhëna e Kuqe iraniane tha se rreth 300 nga të vrarët ishin fëmijë.
SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore në shkallë të gjerë kundër Iranit më 28 shkurt, ndërsa negociatat mes Teheranit dhe Washingtonit ende vazhdonin, në atë që zyrtarët iranianë më vonë e quajtën tradhti diplomatike.
Irani u kundërpërgjigj duke goditur Izraelin, si dhe baza dhe objektiva amerikane në të gjithë rajonin dhe konflikti u përshkallëzua shpejt në një krizë rajonale.
Shënjestrohet infrastruktura civile
Zyrtarët iranianë thanë se infrastruktura civile, zonat e banuara dhe objektet publike janë shënjestruar dhe dëmtuar nga sulmet SHBA-Izrael.
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, sulmet kanë shënjestruar 7.943 shtëpi, 1.617 objekte tregtare, 32 qendra shëndetësore, 65 shkolla dhe 13 objekte të Gjysmëhënës së Kuqe.
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, sulmet kanë shënjestruar 7.943 shtëpi, 1.617 objekte tregtare, 32 qendra shëndetësore, 65 shkolla dhe 13 objekte të Gjysmëhënës së Kuqe.
Në kryeqytetin Teheran u bombarduan gjithashtu zona civile me dendësi të lartë banorësh, përfshirë Sheshin Enghelab, Sheshin Azadi dhe Sheshin Niloufar.
Në të njëjtën kohë me sulmet në Teheran më 28 shkurt, një sulm izraelito-amerikan i kryer në mëngjes mbi një shkollë fillore në qytetin jugor Minab raportohet se vrau shumë nxënës dhe staf të shkollës.
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe së Iranit, të paktën 165 nxënës dhe mësues, të moshës 7 deri në 12 vjeç, u vranë në këtë sulm.
Objektet e naftës dhe energjisë në shënjestër
Në ditën e tetë të luftës, depot e naftës dhe objektet e karburantit në Teheran u bënë objektiva kryesore të bombardimeve.
Sulmet ajrore të kryera nga Izraeli dhe SHBA-ja goditën qendrat e magazinimit të karburantit brenda dhe rreth kryeqytetit iranian.
Pas sulmeve u raportuan shpërthime në qytet, ndërsa në disa zona shpërthyen zjarre të mëdha.
Aeroplanët luftarakë izraelitë goditën depozita nafte në Teheran dhe në provincën Karaj, duke dërguar re të dendura tymi në qiell dhe duke shkaktuar zjarre që, sipas raportimeve, zgjatën për orë të tëra.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
