Bota

Mbi 11 milionë turistë vizitojnë Shqipërinë në 10 muajt e parë të 2025

"Shqipëria ka mirëpritur 11.137.328 vizitorë të huaj nga janari deri në tetor 2025 ose 7 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024", njoftoi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja

Dzihat Aliju  | 17.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Mbi 11 milionë turistë vizitojnë Shqipërinë në 10 muajt e parë të 2025

Tiranë

Shqipërinë e kanë vizituar mbi 11 milionë turistë në 10 muajt e parë të vitit 2025, transmeton Anadolu.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

"Shqipëria ka mirëpritur 11.137.328 vizitorë të huaj nga janari deri në tetor 2025 ose 7 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024", ka shkruar Gonxhja duke theksuar se vetëm në tetor 2025 janë regjistruar 908.642 vizitorë.

"Një ritëm që dëshmon transformimin e turizmit gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe afirmuar Shqipërinë si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë", shtoi ai.

Qeveria e Shqipërisë ka në fokus zhvillimin e sektorit të turizmit dhe sipas kryeministrit Edi Rama "në vitin 2030 Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në turizëm".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın