Bota

Mbi 1.000 të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Sudan

Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (SLM/A) tha se e gjithë popullsia e fshatit Tarsin në malet Marra humbën jetën më 31 gusht, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e tokës

Betül Yılmaz  | 02.09.2025 - Përdıtësım : 02.09.2025
Mbi 1.000 të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Sudan

Stamboll

Më shumë se 1.000 njerëz humbën jetën në një rrëshqitje të tokës të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në një fshat të Darfurit në Sudanin perëndimor, transmeton Anadolu.

Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (SLM/A), grupi që kontrollon zonën, tha në një deklaratë se e gjithë popullsia e fshatit Tarsin në malet Marra humbën jetën më 31 gusht, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e tokës.

Vetëm një person i mbijetoi katastrofës, tha grupi.

Nuk kishte konfirmim nga qeveria sudaneze deri të martën në mëngjes.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın