Bota

Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet shkatërruese në Nigeri

Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, toka bujqësore dhe infrastrukturën, duke lënë shumë komunitete të zhytura në ujë.

Kabir Adeniyi  | 31.05.2025 - Përdıtësım : 01.06.2025
Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet shkatërruese në Nigeri

Lagos

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese në qytetin Mokwa të Nigerisë, duke rezultuar në mbi 100 vdekje dhe duke zhvendosur qindra mijëra njerëz, thanë zyrtarët.

Burime të shumta thanë për Anadolu se shirat e rrëmbyeshëm goditën Mokwan vonë të mërkurën dhe zgjatën për disa orë, duke rrënuar dhjetëra shtëpi deri të enjten.

Mokwa është një pikë takimi për tregtarët nga jugu dhe kultivuesit e ushqimit në veri të vendit.

Sipas Ibrahim Audu Husseinit, zëdhënës i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave provincës Niger, “rreth 110 trupa janë nxjerrë nga përmbytjet shkatërruese”.

Ai tha për Anadolu se përpjekjet e shpëtimit janë intensifikuar për të siguruar që të mos këtë më shumë viktima. “Po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’iu përgjigjur nevojave të të prekurve”, shtoi ai.

Vendasit thanë se qindra shtëpi, tregje, toka bujqësore dhe infrastruktura u përmbytën në ujë.

“Kjo është përmbytja më e keqe që kam përjetuar në pesë vitet që kam ardhur në Mokwa. Nuk kam shtëpi ku të fle”, tha Habeen Suleiman, një tregtar i prekur nga përmbytja.

Përmbytjet kanë rritur gjithashtu rrezikun e sëmundjeve që transmetohen nga uji, të tilla si diarreja dhe malaria, me shumë njerëz që përpiqen të kenë akses në ujë të pijshëm të pastër dhe objekte sanitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın