Mbi 100 palestinezë të vrarë në bombardimet e fundit intensive izraelite në Gaza
Bombardimet e intensifikuara erdhën ndërsa ushtria izraelite hapi një fazë të re të ofensivës së saj tokësore në Qytetin e Gazës.

Palestinë
Më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në sulmet e fundit izraelite në gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i së martës, thanë burime mjekësore për Anadolu.
Bombardimet e intensifikuara erdhën ndërsa ushtria izraelite hapi një fazë të re të ofensivës së saj tokësore në Qytetin e Gazës si pjesë e një strategjie më të gjerë për të pushtuar gjithë qytetin. Gati një milion palestinezë, shumica e të cilëve të zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës, mbeten të bllokuar në qytet nën sulme intensive.
Ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 65.000 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.