Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi të forta
Sistemi pritet të rrisë rrezikun e zjarreve në të gjithë SHBA-në qendrore, duke sjellë shi, stuhi dhe dëborë në pjesë të verilindjes
Stamboll
Më shumë se 100 milionë njerëz në SHBA janë nën alarme për mot të ashpër, pasi një sistem i fuqishëm stuhish me dëborë të madhe dhe erëra të forta kërcënon rajonet e Midwest-it të Epërm dhe Liqeneve të Mëdha, raportoi sot ABC News, transmeton Anadolu.
Sistemi pritet të rrisë rrezikun e zjarreve në të gjithë SHBA-në qendrore, duke sjellë shi, stuhi dhe dëborë në pjesë të verilindjes.
Deri të hënën në mbrëmje, në një zonë të gjerë nga Dakota deri në veri të shtetit të New Yorkut pritet të ketë reshje dëbore ndërsa shtesa e saj të arrijë nga 7-15 centimetra.
Kushtet e thata dhe me erë në jug pritet të përkeqësojnë kërcënimet e zjarreve në pyje, veçanërisht në zonat që tashmë luftojnë me zjarre të mëdha në shtetin e Nebraskës.
Ndërsa sistemi lëviz në lindje deri të hënën, ai mund të sjellë shi, stuhi dhe erëra të forta në pjesë të verilindjes, sipas raportit.
