Bota

Mbi 100 kolonë izraelitë hyjnë me forcë në Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Purim

Departamenti i Vakëfit Islamik, i drejtuar nga Jordania, i cili mbikëqyr vendet e shenjta në Kuds, tha se kolonët hyrën në xhami përmes portës al-Magharima nën mbrojtjen e policisë izraelite

Ikrame Imane Kouachi  | 24.03.2024 - Përdıtësım : 25.03.2024
Mbi 100 kolonë izraelitë hyjnë me forcë në Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Purim Foto: AA/Arkiv

Kuds

Më shumë se 100 kolonë izraelitë kanë hyrë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Purim, transmeton Anadolu.

Departamenti i Vakëfit Islamik, i drejtuar nga Jordania, i cili mbikëqyr vendet e shenjta në Kuds, tha se kolonët hyrën në xhami përmes portës al-Magharima nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Inkursioni i kolonëve vjen në mes të tensioneve në rritje në Bregun Perëndimor lidhur me ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, ku që nga tetori i vitit të kaluar janë vrarë mbi 32.200 palestinezë.

Që nga tetori, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në Bregun Perëndimor nga zjarri i ushtrisë izraelite janë vrarë të paktën 450 palestinezë dhe janë plagosur rreth 4.750 të tjerë n në Bregun Perëndimor.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë i shenjtë në botë për muslimanët, ndërsa hebrenjtë këtë zonë e quajnë “Mali i Tempullit” duke pretenduar se në kohët e lashta ishte vendi i dy tempujve hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.