Bota

Mbi 100 forca speciale somaleze të trajnuar në Turqi kthehen në vendin e tyre

Zyrtarët ushtarakë në një deklaratë për AA theksuan se forcat somaleze kanë marrë trajnim modern për komando nga forcat e Armatosura Turke në qytetin turk Isparta

Adam Abu-bashal  | 05.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Mbi 100 forca speciale somaleze të trajnuar në Turqi kthehen në vendin e tyre Foto: Arkiv / AA

Abuja

Mbi 100 forca speciale somaleze të trajnuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë janë kthyer në vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbi 100 forca speciale të emërtuar "Gorgor" (Shqiponjat) mbërritën në aeroportin ndërkombëtar "Aden Adde" në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të cilët u pritën nga komandanti i Forcave Tokësore (SNA) të Ushtrisë Kombëtare të Somalisë, Mohamed Tahlil Bihi dhe zyrtarë qeveritarë të nivelit të lartë.

Zyrtarët ushtarakë në një deklaratë për AA theksuan se forcat somaleze kanë marrë trajnim modern për komando nga forcat e Armatosura Turke në qytetin turk Isparta.

Zyrtari tha se forcat "Gorgor" që janë kthyer në Somali do të vendosen në frontin ballor për të luftuar kundër organizatës terroriste Al-Shabaab, degës së Al-Kaedës.

Në katër vitet e fundit, Turqia ka ofruar trajnime për ushtarët somalezë si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit për trajnimin ushtarak 2010.

Njësitë elitare "Harcamad" dhe "Gorgor" luftojnë kundër organizatës terroriste Al-Shabaab.

Al-Shabaab shpeshherë në Somali kryen sulme që kanë në objektiv forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın