Mbahet festivali "Parranda de San Pedro" në Venezuelë, një traditë shumëngjyrëshe në vend
Festivali "Parranda de San Pedro", mbahet çdo vit në qytetet Guatire dhe Guarenas në rajonin Miranda të Venezuelës dhe në qarkun Sarria të Karakasit

Miranda
Në rajonin Miranda të Venezuelës u mbajt festivali "Parranda de San Pedro" i cili është një traditë shumëngjyrëshe që zhvillohet në vend çdo vit, raporton Anadolu.
Festivali "Parranda de San Pedro", mbahet çdo vit në qytetet Guatire dhe Guarenas në rajonin Miranda të Venezuelës dhe në qarkun Sarria të Karakasit.
Ky aktivitet i njohur nga UNESCO si një Trashëgimi Kulturore Jomateriale, u shënua me shumë entuziazëm këtë vit nga mijëra njerëz.
Pjesëmarrësit e veshur me kostume tradicionale dhe grim të bazuar në kulturën afro-venezueliane përmbushën betimet e tyre, kërcyen vallen tradicionale "Sebucan" dhe kënduan këngë me tema besimi.
Qytetarët marshuan nëpër rrugë nën shoqërimin e muzikës, mbajtën në duar statujën e Shën Pjetrit dhe zhvilluan festime brenda kishës.