Bota

Masa të larta sigurie për Samitin e Berlinit, qyteti nën vëzhgimin e kamerave termale

Për sigurinë në Berlin sot janë angazhuar 4.000 policë dhe janë paraljmëruar masa të posaçme me rastin e mbërritjes së presidentit turk dhe rus Erdoğan dhe Putin

Erbil Başay  | 19.01.2020 - Përdıtësım : 20.01.2020
Masa të larta sigurie për Samitin e Berlinit, qyteti nën vëzhgimin e kamerave termale ( Abdulhamid Hoşbaş - Anadolu Agency )

Berlin

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, sot janë në fuqi masa të larta të sigurisë me rastin e organizimit të Samitit të Berlinit, apo konferencës ndërkombëtare të paqes që mbledh së bashku zyrtarë të lartë, 12 shtete dhe katër organizata ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e qeverisë gjermane, kështu që policia ka bllokuar të gjitha rrugët që çojnë kah kjo ndërtesë për në zonën ushtarake të Aeroportit Tegel.

Për sigurinë në Berlin sot janë angazhuar 4.000 policë dhe janë paraljmëruar masa të posaçme me rastin e mbërritjes së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe prsidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Policia gjermane ka bllokuar gjithashtu edhe lundrimin në lumin Spree, i cili kalon pranë selisë së qeverisë, ndërkohë që pjesërisht janë ndaluar dhe fluturimet mbi Berlin.

Masat e sigurisë nuk përshijnë fluturimet komerciale në aeroportet e Berlinit, Tegel dhe Schonefeld.

Herët në mëngjes, shtrati i lumit Spree pranë selisë së qeverisë u kontrollua gjithashtu nga zhytësit gjermanë.

Sipër ndërtesës së qeverisë do të fluturojnë helikopterët e policisë për të mbikëqyrur qytetin, duke përdorur kamera të sofistikuara termike.

Masat e larta të sigurisë vlejnë edhe për hotelet ku janë vendosur një numër i madh i vizitorëve.

Përveç Konferencës së Berlinit, policia në kryeqytetin gjerman sot siguron edhe platon ku mbahet Java e Gjelbër, si dhe Stadiumin Olimpik ku luhen derbi i Bundesligës Hertha-Bayern.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është mikpritëse e konferencës së sotme, në të cilën ardhjen e tyre kanë paralajmëruar presidenti turk Erdoğan, presidenti rus Putin, presidenti francez Emmanuel Macron, Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo dhe kryeministrat italian dhe britanik Giuseppe Conte dhe Boris Johnson. Po ashtu, u njoftua edhe ardhja e elegacionit të Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe presidentit të Algjerisë Abdeladid Tebboune dhe atij të Republikës së Kongos Denis Sassou Nguesso, i cili kryeson Komitetin e Unionit Afrikan për Libinë.

Kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, Fayez Al-Sarraj, i njohur ndërkombëtarisht, dhe udhëheqësi i forcave jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, janë gjithashtu në mesin e të ftuarve në konferencë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın