Marrëveshja e armëpushimit në Gaza hyn në fuqi për t'i dhënë fund luftës 2-vjeçare izraelite
“Është arritur marrëveshje për të zbatuar një armëpushim dhe për t'i dhënë fund luftës në Gaza pas dy vitesh vuajtje, në përputhje me planin e paqes të propozuar nga presidenti Trump", tha presidenti egjiptian Sisi
Stamboll
Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi në Rripin e Gazës pas përpjekjeve maratone të ndërmjetësimit për t'i dhënë fund luftës 2-vjeçare vdekjeprurëse në enklavën palestineze, transmeton Anadolu.
"Është arritur marrëveshje për të zbatuar një armëpushim dhe për t'i dhënë fund luftës në Gaza pas dy vitesh vuajtje, në përputhje me planin e paqes të propozuar nga presidenti Donald Trump", tha presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.
Transmetuesi publik izraelit KAN konfirmoi se marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në enklavë.
Megjithatë, "Channel 12" i Izraelit duke cituar burime në zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi "do të hyjë në fuqi vetëm pas miratimit të qeverisë".
