Bota

"Marrëdhëniet e Turqisë me kontinentin afrikan janë shumë më ndryshe nga ato të perëndimorëve"

Historiani nga Mauritiusi, Assad Bhuglah në një deklaratë për AA tha se "Marrëdhëniet që Turqia ka formuar me vendet e Afrikës bazohen në humanizëm, vëllazëri dhe bashkëpunim reciprok"

Gökhan Kavak  | 13.12.2021 - Përdıtësım : 13.12.2021
"Marrëdhëniet e Turqisë me kontinentin afrikan janë shumë më ndryshe nga ato të perëndimorëve"

Stamboll

GÖKHAN KAVAK

Akademikët dhe historianët afrikanë kanë theksuar se marrëdhëniet që Turqia ka formuar me vendet e Afrikës bazohen në humanizëm, vëllazëri dhe bashkëpunim reciprok dhe se janë më ndryshe nga marrëdhëniet që kanë formuar fuqitë e mëdha perëndimore.

Në Stamboll gjatë periudhës 16-18 dhjetor do të mbahet samiti i tretë Turqi-Afrikë, pas samitit të parë që u mbajt në Stamboll në vitin 2008 dhe samitit të dytë në vitin 2014 në kryeqytetin e Guinesë Ekuatoriale, Malabo.

Në Samitin e 3-të të Përbashkët Turqi-Afrikë do të marrin pjesë presidentët e shteteve, ministra dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare.

Teksa Turqia bën përgatitjet për samitin, akademikët dhe historianët afrikanë kanë tërhequr vëmendjen se marrëdhëniet që Turqia ka formuar me vendet e kontinentit janë shumë ndryshe nga marrëdhëniet që kanë formuar fuqitë perëndimore.

Historiani nga Mauritiusi, Assad Bhuglah në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se "Marrëdhëniet që Turqia ka formuar me vendet e Afrikës bazohen në humanizëm, vëllazëri dhe bashkëpunim reciprok".

Ai tha se marrëdhëniet e Turqisë janë ndryshe nga vendet e tjera që kanë histori koloniale në kontinent. Bhuglah tërhoqi vëmendjen se këto marrëdhënie janë ndryshe nga mënyra e marrëdhënieve të njëanshme dhe të imponuara nga fuqitë perëndimore që kanë histori koloniale në Afrikë.

"Ish fuqitë koloniale kanë fuqizuar veten e tyre duke shfrytëzuar Afrikën dhe duke shfrytëzuar burimet dhe lëndët e para të kontinentit. Ndërsa Turqia është më humane dhe përpiqet që popujt e Afrikës të përdorin burimet e tyre dhe të marrin në dorë fatin e tyre", tha Bhuglah.

Sipas tij, Samiti i tretë Turqi-Afrikë që do të mbahet ka një vend shumë të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve. Bhuglah theksoi më tej se "Ky samit është platformë dialogu e nivelit më të lartë. Me këtë samit Turqia do të mund të kuptojë qëllimet dhe nevojat e vërteta të popullit të Afrikës", tha ai.

Turqia një vend modern i industrializuar

"Në kontinent në përgjithësi duhet të vazhdohen ndihmat për mbështetjet në fushat si ajo shëndetësore, arsimore, energji diellore dhe ushqimeve", nënvizoi Bhuglah i cili shtoi se në këtë pikë kanë ndërmarrë një rol shumë të rëndësishëm punimet e organizatave me qendër Turqinë, si Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV).

"Turqinë e shohim si një vend modern të industrializuar. Në këtë pikë mund të sigurojë kontribute për zhvillimin e vendeve afrikane. Turqia në vend të projekteve të mëdha duhet të vazhdojë investimet e saj që sigurojnë kontribut në lehtësimin e kushteve të jetesës", deklaroi Bhuglah.

Historiani Bhuglah tha se "Turqia, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Afrikën Sub-Sahariane e ka nënshkruar vetëm me Mauritiusin. Kjo marrëveshje do të sigurojë kontribut në rritjen e marrëdhënieve. Edhe Samiti Turqi-Afrikë do të mbështesë marrëdhëniet që Turqia ka formuar me vendet e Afrikës".

Turqia ka më shumë reputacion se vendet perëndimore që mendojnë veten e tyre

Dr. Muhammad Suleiman Abdulkadir, një nga lektorët e Universitetit Abuja ka folur për marrëdhëniet në rritje në vitet e fundit të Turqisë me vendet e Afrikës.

Dr. Muhammad tërhoqi vëmendjen se Turqia ka zhvilluar marrëdhëniet me vendet e Afrikës në politikë, ekonomi madje edhe në fushën ushtarake, ka rritur në 43 numrin e ambasadave dhe Turkish Airlines fluturon në shumë vende. "Kur shohim hapat e ndërmarrë dhe marrëdhëniet që Turqia ka formuar në Afrikë vërejmë se ato janë shumë ndryshe nga qasjet e vendeve të tjera si Franca, Britania dhe SHBA-ja", potencoi Dr. Muhammad.

"Fuqitë perëndimore me mbështetjen e diktatorëve, armatosjet e fshehta, marrëdhëniet me interes ekonomik dhe të në njëjtën kohë me politikat e tyre separatiste prej shumë vitesh kanë bërë më shumë dëm se sa dobi për kontinentin. Turqia ka më shumë reputacion se këto vende perëndimore që mendojnë veten e tyre. Kjo situatë i siguron dobi Turqisë në çdo fushë të ekonomisë", tha ai.

Samiti i tretë që do të mbahet do të zhvillojë marrëdhëniet e Turqisë me Afrikën në çdo fushë, theksoi Dr. Muhammad i cili shtoi se "Turqia është partner strategjik i Unionit Afrikan (AfB) dhe investimet direkte të Turqisë kanë arritur në 6.5 miliardë dollarë. Edhe kompanitë turke operojnë në shumë rajone të kontinentit, kryesisht në fushën e ndërtimit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın