Maroku pas 37 vitesh ripërtërinë marrëdhëniet diplomatike me Kubën
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Marokut thuhet se me dëshirë të mbretit maroken Muhammed VI janë përtërirë marrëdhëniet diplomatike me Kubën

Rabat
RABAT (AA) – Maroku pas një pauze prej 37 vitesh ka ripërtërirë marrëdhëniet diplomatike me Kubën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Marokut thuhet se me dëshirë të mbretit maroken Muhammed VI janë ripërtërirë marrëdhëniet diplomatike me Kubën.
Po ashtu porositet që Maroku në afat sa më të shkurtër të hapë edhe përfaqësinë e saj diplomatike në kryeqytetin e Kubës, Havana.
Maroku ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kubën në vitin 1980, pasi që ky vend i ofroi mbështetje Frontit Kombëtar për Çlirimin e Sagi el Amre dhe Rio de Oroa (Front Polisario).
Front Polisario është lëvizje e cila lufton për njohje ndërkombëtare dhe pavarësinë e Saharës Perëndimore nga Maroku. Nga viti 1979 Kombet e Bashkuara njohin Polisario si përfaqësues të popullit të Saharasë Perëndimore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.