Bota

Marok, 22 të vdekur dhe 16 të plagosur pas shembjes së dy ndërtesave

Dy ndërtesa ngjitur, ku banonin tetë familje, u shembën të martën në mbrëmje në lagjen Mustakbel në rajonin Zuoagha në qytetin Fes

Betül Yılmaz  | 10.12.2025 - Përdıtësım : 11.12.2025
Marok, 22 të vdekur dhe 16 të plagosur pas shembjes së dy ndërtesave

Istanbul

Të paktën 22 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur dy ndërtesa banimi u shembën në veri të Marokut në orët e para të së mërkurës, transmeton Anadolu.

Kanali televiziv shtetëror maroken "Channel 2" raportoi se dy ndërtesa ngjitur, ku banonin tetë familje, u shembën të martën në mbrëmje në lagjen Mustakbel në rajonin Zuoagha në qytetin Fes.

Si pasojë e ngjarjes humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 16 të tjerë.

Forcat e sigurisë dhe ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Zona përreth ndërtesave të shembura është rrethuar për të parandaluar rrezik të mëtejshëm ndërsa banorët e ndërtesave fqinje janë evakuuar.

Ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e shembjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın