"Marina Mbretërore Saudite vendoset në Detin Arabik për inspektime dhe për të luftuar kontrabandën"
Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjeneral major Turki al-Maliki, tha se vendosja synon të forcojë mbikëqyrjen detare dhe të kryejë detyra operacionale për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon
Stamboll
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bërë të ditur Marina Mbretërore Saudite është vendosur në Detin Arabik për të filluar operacionet e inspektimit dhe kundër kontrabandës, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i koalicionit, gjeneral major Turki al-Maliki, në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se vendosja synon të forcojë mbikëqyrjen detare dhe të kryejë detyra operacionale për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ky hap vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të forcave detare saudite për të mbrojtur korridoret ndërkombëtare detare dhe për të luftuar aktivitetet e paligjshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
