Bota

Maldivet dënojnë planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin Gaza

- "Deklarata të tilla me retorikë nxitëse shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe minojnë të drejtat e palestinezëve për vetëvendosje", theksoi presidenti Muizzu

Saadet Gökce  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Maldivet dënojnë planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin Gaza

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Maldivet kanë dënuar planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin Gaza, transmeton Anadolu.

"Maldivet dënojnë fuqimisht deklaratën e qeverisë pushtuese izraelite që shpall të ashtuquajturin 'Vizioni i Izraelit të Madh' dhe hedhin poshtë me vendosmëri planet e saj për vendbanime dhe ekspansionizëm", tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu.

"Deklarata të tilla me retorikë nxitëse shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe minojnë të drejtat e palestinezëve për vetëvendosje", theksoi presidenti Muizzu.

Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar "të mbrojë të drejtat e palestinezëve dhe t'i japë fund vuajtjeve të tyre në këtë konflikt në rritje", si dhe përsëriti "qëndrimin e palëkundur" të kombit të tij me Palestinën.

Në muajin prill, Maldivet kishin ndaluar mbajtësit e pasaportave izraelite të hynin në vend.

Javën e kaluar, Kabineti i Sigurisë i Izraelit miratoi planin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të pushtuar plotësisht Qytetin Gaza, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga qeveritë dhe organet e të drejtave të njeriut.

Izraeli është përballur me kritika në rritje për shkak të luftës vdekjeprurëse në Gaza, ku ka vrarë më shumë se 61.700 njerëz që nga tetori i vitit 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın