Politikë, Bota

Malajzi, lideri i opozitës merr shumicën për formimin e qeverisë

Lideri opozitar, Anwar Ibrahim thotë se mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Parlamentit për të formuar qeverinë

Islam Uddin  | 23.09.2020 - Përdıtësım : 23.09.2020
Malajzi, lideri i opozitës merr shumicën për formimin e qeverisë

Ankara

Lideri kryesor i opozitës në Malajzi, Anwar Ibrahim sot tha se ka marrë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Parlamentit për të formuar qeverinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Unë kam një shumicë të frikshme dhe të fortë bindëse. Jo një shumicë të vogël", citoi e përditshmja lokale "The Star" të ketë thënë Ibrahim gjatë një konference për media. 

"Ne kemi nevojë për një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme e cila do të drejtojë vendin. Shumica përfshin edhe deputetët Barisanë. Diskrecioni për të shpërndarë Parlamentin është e drejta e vetme e (Mbretit) Agong. Unë fola të hënën me të në mbrëmje", shtoi ai.

"Kjo nuk është një qeveri e parëndësishme, kjo është një qeveri që ka mandatin dhe mbështetjen. Sigurisht që është një qeveri me shumicë malajziane, por do të jetë përfshirëse në mënyrë që çdo komunitet të përfaqësohet", tha Ibrahim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın