Malajzi, 15 mijë njerëz të evakuuar pas përmbytjeve
Autoritetet në Kelantan, provincën më të prekur nga përmbytjet, thanë se kërkesat për të kaluar në zona të sigurta që nga orët e mbrëmjes së djeshme është rritur nga 8.550 në 10.078

Kuala Lumpur
Afër 15 mijë njerëz në provincat Terengganu dhe Keantan në veri të Malajzisë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i personave të evakuuar është rritur në 14.986 pas kërkesave të popullatës për t'u larguar nga zonat e prekura.
Autoritetet në Kelantan, provincën më të prekur nga përmbytjet, thanë se kërkesat për të kaluar në zona të sigurta që nga orët e mbrëmjes së djeshme është rritur nga 8.550 në 10.078.
Ndërkaq, numri i të evakuuarve ka rënë nga 5.591 në 4.908 në provincën Terengganu si rezultat i ndaljes së reshjeve.
Ndërkaq, niveli i lumenjve më të mëdhenj të provincës Kelantan vazhdon të ngelet në përmasa të rrezikshme.
Ndryshe, reshjet e fuqishme në dy provincat veriore të Malajzisë filluan më 30 nëntor, duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete të këtij rajoni.
Dje autoritetet njoftuan për 11.443 persona të evakuuar në zona të sigurta.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.