Bota

Makinat klasike të viteve 1950 mbeten mjet transporti i përditshëm në Kubë

Me ngjyrat e tyre të gjalla, makinat klasike i shtojnë një bukuri nostalgjike rrugëve, duke shërbyer si një mjet praktik transporti për vendasit dhe një atraksion i madh për turistët.

Dzihat Aliju  | 10.09.2025 - Përdıtësım : 11.09.2025
Makinat klasike të viteve 1950 mbeten mjet transporti i përditshëm në Kubë Foto: Murat Bakmaz/AA

Shkup

Makinat amerikane të viteve 1950 mbeten pjesë integrale e jetës së përditshme në kryeqytetin e Kubës, Havana, raporton Anadolu.

Këto automjete, të cilat kanë qenë në përdorim për më shumë se gjysmë shekulli, luajnë rol të rëndësishëm në sistemin e transportit të vendit.

Me ngjyrat e tyre të gjalla, makinat klasike i shtojnë një bukuri nostalgjike rrugëve, duke shërbyer si një mjet praktik transporti për vendasit dhe një atraksion i madh për turistët.

Duke kaluar pranë monumenteve të qytetit, këto makina funksionojnë gjatë gjithë ditës, shpesh pas negociatave të shkurtra për çmimin me pasagjerët.

Qindra makina të vjetra që janë ende në përdorim konsiderohen simbole të gjalla të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kubës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.