Maketet prej druri të prodhuara nga artizanët në Malavi tërheqin vëmendjen e turistëve
Popullata në Malavi, sipas një raporti të OKB-së është një ndër 6 vendet më pak të zhvilluara dhe një nga vendet më të varfra në botë dhe për të siguruar jetesën ato shesin produkte të ndryshme në tezgat prej druri që vendosin në anët e rrugëve
Mangochi
ZAFER GÖDER - Popullata vendase që jeton në Malavi, një vend afrikan ku gdhendja e drurit praktikohet gjerësisht, përpiqen të sigurojnë jetesën duke shitur në tezgat që vendosin në anët e rrugëve në zonat turistike, modelet (maketet) prej druri që i bëjnë pa përdorur asnjë mjet teknologjik.
Popullata në Malavi, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara është një ndër 6 vendet më pak të zhvilluara dhe një nga vendet më të varfra në botë dhe për të siguruar jetesën ato shesin produkte të ndryshme në tezgat prej druri që vendosin në anët e rrugëve.
Krahas nevojave të përditshme si shishet prej qelqi, frutat dhe perimet që ofrohen për shitje, për turistët që vizitojnë rajonin ofrohen edhe suveniret prej druri. Banorët në qytetin e Mangoçit, të cilët janë specializuar në artizanat dhe gdhendjen e drurit, prodhojnë modele druri të mjeteve të transportit nga pemët që mbledhin nga natyra pa përdorur makineri ose mjete moderne teknologjike.
Edward Pepala dhe miqtë e tij që shesin produktet e tyre në tezgat që kanë ngritur në anën e autostradës midis kryeqytetit Lilongwe dhe rajonit turistik të Liqenit Malavi, bëjnë prodhime të drurit në punishtet e tyre që kanë ngritur në zonën e hapur në të njëjtin vend.
Pepala dhe miqtë e tij përfundojnë për rreth një muaj modelet prej druri të automjeteve si makina, xhipa, kamionë, aeroplanë, motoçikleta dhe biçikleta, me detaje të imëta.
Pepala, një mjeshtër i gdhendjes së drurit që lufton për të siguruar jetesën në Mangoçi tha për Anadolu se ai dhe 15 të tjerë bëjnë lodra dhe suvenire. Ai thekson se i bëjnë të gjitha produktet e tyre me dorë, pa përdorur asnjë makineri. "Ky është art origjinal malavian. Ne i bëjmë të gjitha me dorë, pa përdorur asnjë makineri. Ne përfundojmë një prej tyre në një periudhë prej një muaji", tha Pepala.
Ai shtoi se ai dhe miqtë e tij sigurojnë jetesën nga kjo punë.
