Maduro marshon me mbështetësit përpara zgjedhjeve historike në Venezuelë
Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Venezuelës, ndërsa marshimit u bashkua edhe Presidenti Nicolas Maduro

Ankara
Përpara zgjedhjeve rajonale që do të mbahen në Venezuelë, mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit Caracas, ndërsa marshimit, i cili ishte në një atmosferë festive iu bashkua edhe Presidenti Nicolas Maduro duke ecur me mbështetësit e tij, raporton Anadolu.
Për herë të parë, votuesit në rajonin Essequibo, i cili ka një mosmarrëveshje të gjatë për sovranitetin me Guajanën, do të votojnë edhe për guvernatorët edhe për këshilltarët vendorë në të njëjtën kohë.
Mosmarrëveshja për rajonin Esequibo midis Venezuelës dhe Guajanës daton që para pavarësisë së Guajanës. Gjatë kohës që Gujaana ishte koloni britanike, lumi Esequibo u caktua si kufiri perëndimor i Guajanës me vendimin e arbitrazhit kufitar të vitit 1899.
Por Guajana e cila fitoi pavarësinë në vitin 1966 dhe iu bashkua Komonuelthit Britanik në vitin 1970, nuk e njohu këtë kufi dhe shpalli se Esequibo i përket asaj.
Aktualisht, rajoni Esequibo ose e njohur si Guajana Esequiba, ndodhet në perëndim të lumit Esequibo në Guajanën qendrore dhe në veri të vendit. Thuhet se rajoni është jashtëzakonisht i pasur me burime natyrore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.