Bota

Macron përfundon vizitën e tij në Liban me premtime dhe kërcënime

Presidenti francez, Macron vuri në dukje se mund të aplikojnë sanksione në rast se autoritetet libaneze përfshihen në korrupsion

Mahmut Geldi  | 02.09.2020 - Përdıtësım : 02.09.2020
Macron përfundon vizitën e tij në Liban me premtime dhe kërcënime

Bejrut

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron vizitën e tij të dytë që e zhvilloi në Liban pas shpërthimit në Portin e Bejrutit e përfundoi me fjalë kërcënuese ndaj drejtuesve libanezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Bejrut ku erdhi me rastin e 100-vjetorit të shtetit të Libanit, Macron tha se qeveria e re pasi të formohet brenda 15 ditëve mund të fillojë reformat financiare dhe ekonomike.

Duke bërë të ditur se politikanët libanezë janë pro formimit të qeverisë së re në kohën më të shpejtë, Macron me një gjuhë urdhëruese tha se "Edhe unë me këmbënguljen që edhe zyrtarët do t'i qëndrojnë, kërkova që të formojnë qeverinë në një kohë jo më shumë se 15 ditë".

Macron deklaroi se qeveria e Libanit mund të përmbushë premtimet e saj në një kohë prej rreth 8 javë dhe me një ton kërcënues vuri theksin se "Nëse zyrtarët nuk shënojnë ndonjë përparim deri në fund të muajit tetor do të marrim përsipër rezultatet dhe ndëshkimet. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të hapë rrugën për ndihmat financiare nëse autoritetet e Libanit nuk bëjnë asgjë".

Më tej Macron theksoi se zyrtarët, përveç sektorëve të financave dhe energjisë i kanë premtuar atij vendosjen në zbatim të reformave lidhur me tregtinë e paligjshme dhe kontrollin financiar ndaj llogarive të Bankës Qendrore bashkë. Ai transmetoi më tej se shpreson që komuniteti ndërkombëtar do të sigurojë mbështetje financiare për reformat në Liban.

Gjithashtu Macron vuri në dukje se mund të aplikojnë sanksione në rast se autoritetet libaneze përfshihen në korrupsion.

Në pyetjen e një gazetari se "Ju e shikoni si një parti politike Hezbollahun i cili nga Evropa shihet si një organizatë e armatosur dhe terroriste. Kështu është qëndrimi juaj në Francë ndaj një organizate të armatosur?, Macron u përgjigj se "Unë nuk flas për strukturën terroriste të Hezbollahut por për strukturën e tij politike dhe në Parlament. Mund të them se e dënoj dhe se Hezbollahu duhet të çarmatoset. Por, është e qartë se Hezbollahu është një forcë politike në Parlamentin e Libanit".

Në kuadër të vizitës së tij dy-ditore, Macron zhvilloi takime të ndara dhe kolektive me zyrtarë të Libanit. Ai informoi se pas vizitës në Liban do të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Shpërthimi në Portin e Bejrutit dhe dorëheqja e qeverisë

Më 4 gusht në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

Presidenti libanez, Aoun deklaroi se shpërthimi është shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në Portin e Bejrutit për 6 vitet e fundit.

Si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën 190 persona dhe mbi 6.000 të tjerë janë plagosur dhe se disa persona janë zhdukur.

Për shkak të pikëpyetjeve dhe pretendimeve të neglizhencës lidhur me shpërthimin në rrugët e Libanit u mbajtën protesta për ndëshkimin e përgjegjësve.

Kryeministri libanez, Hassan Diyab në ditën e tretë të protestave më 10 gusht njoftoi dorëheqjen e tij.

Presidenti Aoun, në vend të kryeministrit Diyab që dha dorëheqje më 10 gusht pas protestave që u zhvilluan si reagime kundër shpërthimit në Portin e Bejrutit i dha dje mandatin për formimin e qeverisë së re, Mustapha Adib.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın