Bota

Macron: Marina franceze sekuestroi një cisternë nafte të lidhur me Rusinë në Detin Mesdhe

“Është hapur një hetim gjyqësor. Anija është devijuar”, tha presidenti francez

Burak Bir  | 22.01.2026 - Përdıtësım : 22.01.2026
Macron: Marina franceze sekuestroi një cisternë nafte të lidhur me Rusinë në Detin Mesdhe

Londër

Marina franceze ka sakuestruar sot një cisternë nafte në Detin Mesdhe, që vinte nga Rusia dhe dyshohet se shkelte sanksionet ndërkombëtare, tha presidenti francez, transmeton Anadolu.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje. Këtë mëngjes, Marina franceze ka sekuestruar një cisternë nafte që vinte nga Rusia, nën sanksione ndërkombëtare dhe dyshohet se mbante flamur të rremë”, shkroi Emmanuel Macron në rrjetin social amerikan X.

Ai tha se operacioni u krye në det të hapur në Mesdhe “me mbështetjen e disa aleatëve tanë”, duke shtuar se ai u realizua në përputhje të rreptë me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Deteve.

“Është hapur një hetim gjyqësor. Anija është devijuar”, shtoi Macron.

Ai theksoi se janë “të vendosur” të mbajnë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojnë zbatimin efektiv të sanksioneve, duke thënë se aktivitetet e asaj që e quajti “flotë e errët” kontribuojnë në financimin e luftës ruse kundër Ukrainës.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın