Bota

Macron i kërkon falje popullit se nuk paguan borxhin ndaj algjerianëve që luftuan për Francën

Presidenti francez, Macron kërkoi falje në emër të popullit të tij për shkak se nuk kanë paguar borxhin e tyre të besnikërisë ndaj algjerianëve (Harki) të cilët luftuan në radhët e Francës

Alaattin Doğru  | 20.09.2021 - Përdıtësım : 21.09.2021
Macron i kërkon falje popullit se nuk paguan borxhin ndaj algjerianëve që luftuan për Francën

Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar falje në emër të popullit të tij për shkak se nuk kanë paguar borxhin e tyre të besnikërisë ndaj algjerianëve (Harki) të cilët luftuan në radhët e Francës kundër popullit të tyre gjatë Luftës së Algjerisë për Pavarësi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron, në një pritje të zhvilluar në pallatin Elysee u takua me algjerianët Harki.

Në një konferencë për media pas pritjes, duke u shprehur mirënjohje atyre që kanë luftuar në krah të Francës gjatë Luftës së Algjerisë për Pavarësi, Macron tha: "Kërkoj falje nga luftëtarët që i braktisëm, nga familjet që janë burgosur".

Macron tha se Franca ka dështuar në shlyerjen e borxhit të besnikërisë ndaj luftëtarëve Harki, bashkëshorteve dhe fëmijëve të tyre pas luftës algjeriane për pavarësi.

"Dinjiteti i luftëtarëve Harki duhet të ngulitet në memorien kombëtare", theksoi Macron i cili shtoi se brenda këtij viti do të nxjerrin një ligj nëpërmjet të cilit do të sigurojnë njohjen e Harki dhe që atyre t'u jepen të drejtat.

Në Francë që nga vitin 2003 e deri më sot data e 25 shtatorit festohet si dita përkujtimore për Harki-t që luftuan përkrah Francës në luftën algjeriane për pavarësi.

Harki-t, numri i të cilëve arrin në 200 mijë, dhanë mbështetje ndaj ushtrisë së Francës gjatë luftës për pavarësi që Algjeria zhvilloi gjatë viteve 1954-1962.

Nga qindra mijëra Harki që rrezikuan jetët e tyre për Francën, vetëm 42 mijë prej tyre u evakuuan në Francë nga ushtria franceze ndërkohë që rreth 40 mijë Harki të tjerë mbërritën në Francë nëpërmjet rrugëve ilegale.

Ndërsa rreth 100 mijë Harki u braktisën në fatin e tyre në Algjeri.

Ish-presidenti i Francës, François Hollande, më 25 shtator 2016 pranoi përgjegjësinë e qeverive franceze për braktisjen e luftëtarëve Harki, për vrasjen e atyre që mbetën në Algjeri dhe për kushtet çnjerëzore që u detyruan të përjetojnë ata të cilët u evakuuan në kampet në Francë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın