Bota

Macron: Do të jetojmë me virusin edhe për një kohë të gjatë

"Bashkimi Evropian duhet të arrijë kapacitetin prodhues të vetëmjaftueshëm në periudhë afatgjate, sepse duket se ne do të jetojmë me këtë virus për më shumë kohë", theksoi Macron

Alaattin Doğru  | 26.02.2021 - Përdıtësım : 26.02.2021
Macron: Do të jetojmë me virusin edhe për një kohë të gjatë

Paris

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të arrijë kapacitetin e prodhimit (të vaksinave COVID-19) që do të jetë i vetëmjaftueshëm në një periudhë afatgjate, “sepse duket se do të jetojmë me virusin edhe për një kohë të gjatë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Macron u prononcua pas samitit të mbajtur nga udhëheqësit e BE-së përmes videokonferencës.

Duke deklaruar se gjatë samitit u mor vendim i përbashkët për të luftuar koronavirusin dhe mutacionin e tij, Macron tha se çështja e financimit të programeve të vaksinave ishte gjithashtu në rendin e ditës.

Presidenti francez tha se kanë bërë porosi të reja për vaksinat Pfizer dhe Moderna dhe se kanë rënë dakord për të shpejtuar negociatat për vaksinat e ardhshme Novavax dhe Valneva.

I pyetur nëse firma AstraZenaca ka dërguar disa nga vaksinat që ka caktuar për BE-në në vendet jashtë bllokut dhe nëse është ndërmarrë një hap në këtë drejtim, Presidenti i Francës deklaroi se kompania nuk ka ngelur besnike ndaj angazhimit të saj në dorëzimin e porosisë së fundit dhe se Komisioni i BE-së ia ka përcjellur pakënaqësinë e tij kompanisë.

"Ne i bëmë presion AstraZeneca-s për të përmbushur zotimin e saj ndaj porosisë", tha Macron.

"Bashkimi Evropian duhet të arrijë kapacitetin prodhues të vetëmjaftueshëm në periudhë afatgjate, sepse duket se ne do të jetojmë me këtë virus për më shumë kohë", theksoi Macron.

Lidhur me atë nëse Franca do të hapë vende të caktuara vetëm për njerëzit që janë të vaksinuar, Macron tha se qeveria do të diskutojë hapjen e vendeve të caktuara si restorantet, muzetë dhe vendet kulturore javën e ardhshme.

Duke theksuar se mutacioni i ri i virusit detyron vendet e BE-së të jenë të kujdesshme dhe të veprojnë së bashku, Macron tha: "Evropa duhet të përmbushë përgjegjësinë e saj mbi solidaritetin ndërkombëtar për të luftuar në mënyrë efektive kundër kësaj pandemie globale", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın