Maaloula, një nga qytetet më të vjetra ku jetojnë të krishterët në Siri
Maaloula, një nga qytetet më të vjetra në Siri ku jetojnë të krishterët, në të njëjtën kohë është qyteti me numrin më të madh të folësve të gjuhës aramaike në botë, gjuha që ka folur Profeti Isa

Ankara
Jeta në Siri është kthyer në normalitet pas përmbysjes së regjimit të përgjakshëm 61-vjeçar të partisë Baath dhe sundimit 53-vjeçar të familjes së Asadit, raporton Anadolu.
Maaloula, një nga qytetet më të vjetra në Siri ku jetojnë të krishterët, në të njëjtën kohë është qyteti me numrin më të madh të folësve të gjuhës aramaike në botë, gjuha që ka folur Profeti Isa (Jezusi) (a.s) dhe gjuha me të të cilën është shkruar Bibla e Shenjtë.
Në foto shihen kisha ortodokse e Shën Theklës si dhe kanioni i Theklës.
Maaloula është një qytet në Rif Dimashq në jugperëndim të Sirisë. Qyteti ndodhet 56 kilometra në verilindje të Damaskut dhe është ndërtuar në shpatin e një mali të thyer me një lartësi prej më shumë se 1.500 metra.