Bota

Lumi Genil del nga shtrati në Huetor Tajar në Granada

Kjo ndodhi ndërkohë që alarmet emergjente mbetën në fuqi në të gjithë Andaluzinë për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve rajonale

Abdulbesar Ademi  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Lumi Genil del nga shtrati në Huetor Tajar në Granada

Granada

Lumi Genil ka dalë nga shtrati në qytezën Huetor Tajar në provincën Granada të Spanjës, ndërkohë që alarmet emergjente mbetën në fuqi në të gjithë Andaluzinë për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve rajonale, transmeton Anadolu.

Anëtarë të Njësisë Ushtarake të Emergjencës (UME) ndodhen në terren për të ndihmuar në largimin e ujit dhe menaxhimin e pasojave të përmbytjeve në Huetor Tajar.

Qeveria Rajonale e Andaluzisë, sipas transmetuesit RTVE, shpalli alarm të kuq pasi stuhia Leonardo po sjell reshje të mëdha, përmbytje dhe ndërprerje në pjesën jugore të vendit.

Autoritetet kanë pezulluar mësimin në shkolla, kanë mbyllur rrugë dhe kanë ndaluar shërbimet hekurudhore në zonat e prekura, ndërsa më shumë se 3 mijë persona janë evakuuar në Kadiz, Malaga dhe Jaen.

Shërbimi emergjent andaluzian 112 raportoi 159 incidente, me Kadizin, Malagën, Granadën, Seviljen dhe Jaenin si provincat më të prekura.

Që nga fillimi i stuhisë, shërbimet e emergjencës kanë reaguar ndaj 1.320 incidenteve, ndërsa numri total i tyre ka kaluar 5.500 që nga 27 janari.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.