Lulet e verdha të kanolës shërbejnë si studio natyrale të fotografëve
Të pasionuarit pas fotografisë vijnë në qytetin perëndimor të Türkiyes, Tekirdağ dhe përpiqen të realizojnë fotografi me bimët kanolë që kanë një ngjyrë të "verdhë të artë"

Tekirdağ
Fushat në qytetin perëndimor të Türkiyes, Tekirdağ, të mbuluara në të verdhë me bimë të kanolës që lulëzojnë, bëhen studiot natyrale të fotografëve, raporton Anadolu.
Të pasionuarit pas fotografisë vijnë në rajon dhe përpiqen të realizojnë fotografi me bimët kanolë që kanë një ngjyrë të "verdhë të artë".
Drejtori i drejtorisë provinciale të Kulturës dhe Turizmit, Ömer Faruk Karaküçük, tha për Anadolu se fushat e kanolës janë studio natyrale për të pasionuarit pas fotografisë.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Fotografëve të Tekirdağ, Halil İbrahim Üzmezoğlu, tha se rajoni i Trakisë është e mbuluar me të verdhë.
Ai informoi se në rajon përveç vendasit, vijnë edhe turistë nga qytete tjera të Türkiyes, përfshirë edhe Istanbulin.
"Në Tekirdağ, fillojmë me kanolë, pastaj kemi qindra hektarë kopshte livandë. Pastaj gruri, luledielli dhe vreshtaria. Ne fotografojmë të gjitha prodhimet bujqësore të Trakisë", tha ai.
Üzmezoğlu vuri në dukje se fushat e kanolës mund të fotografohen edhe për 10 ditë të tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.