Bota

Lukashenko siguron mandatin e shtatë si president i Bjellorusisë

Alexander Lukashenko fitoi 86,82 për qind të votave.

Merve Berker  | 27.01.2025 - Përdıtësım : 27.01.2025
Lukashenko siguron mandatin e shtatë si president i Bjellorusisë

Ankara

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është rizgjedhur president në zgjedhjet e mbajtura dje, duke fituar një mandat të 7-të pesëvjeçar, transmeton Anadolu.

Komisioni njoftoi se Lukashenko fitoi 86,82 për qind të votave.

Rivali i tij më i afërt, Sergei Syrankov mori 3,21 për qind, i ndjekur nga Oleg Gaidukevich me 2,02 për qind, Anna Kanopatskaya me 1,86 për qind dhe Alexander Khizhnyak me 1,74 për qind.

Sipas ligjit bjellorus, një kandidat duhet të sigurojë mbi 50 për qind të votave për të fituar presidencën.

Komisioni zgjedhor pritet të publikojë rezultatet përfundimtare deri më 5 shkurt.

Rreth 6,9 milionë qytetarë kishin të drejtë të votonin në zgjedhje.

Sipas Igor Karpenko, kryetarit të komisionit, rreth 500 vëzhgues ndërkombëtarë u akredituan për të monitoruar votimin.

Lukashenko ka qenë në detyrë që kur fitoi zgjedhjet e para presidenciale të vendit në vitin 1994.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın