Lugina e Vdekjes në Kaliforni tërheq turistë pavarësisht të nxehtit ekstrem të verës
Lugina e Vdekjes, një nga vendet më të nxehta dhe më të thata në Amerikën e Veriut, mban rekordin për temperaturën më të lartë të ajrit të regjistruar ndonjëherë në Tokë, respektivisht në vitin 1913 me 56,7 gradë Celsius

Lugina e Vdekjes
Lugina e Vdekjes, një nga zonat më të nxehta dhe më të thata në SHBA, tërheq mijëra vizitorë çdo vit pavarësisht temperaturave verore që mund të kalojnë 50 gradë Celsius, raporton Anadolu.
Pamjet nga Rruga Shtetërore 190 e Kalifornisë, në pjesën lindore të parkut, tregojnë peizazhet e gjera shkretinore dhe kushtet ekstreme natyrore, duke përfshirë pjesë të shkretëtirës Mojave.
Lugina e Vdekjes, një nga vendet më të nxehta dhe më të thata në Amerikën e Veriut, mban rekordin për temperaturën më të lartë të ajrit të regjistruar ndonjëherë në Tokë, respektivisht në vitin 1913 me 56,7 gradë Celsius (134 gradë Fahrenheit).
Lugina është e njohur për peizazhet e saj të gjera shkretinore, formacionet gjeologjike unike dhe kushtet klimatike ekstreme.