Bota

Luftime të ashpra mes forcave izraelite dhe grupeve palestineze në lindje të qytetit Rafah

Në një deklaratë nga Brigadat Kassam, krahu i armatosur i Hamasit thuhet se luftime të ashpra u zhvilluan mes njësive të Kassam-it dhe ushtarëve izraelitë në lindje të qytetit Rafah

Iyad Nabolsi, Halime Afra Aksoy  | 08.05.2024 - Përdıtësım : 09.05.2024
Luftime të ashpra mes forcave izraelite dhe grupeve palestineze në lindje të qytetit Rafah

Istanbul

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar mes forcave izraelite dhe grupeve të rezistencës palestineze në lindje të qytetit Rafah të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Brigadat Kassam, krahu i armatosur i Hamasit thuhet se luftime të ashpra u zhvilluan mes njësive të Kassam-it dhe ushtarëve izraelitë që hynë në lindje të qytetit Rafah.

Gjithashtu edhe Brigadat Al-Quds, krahu ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik bënë të ditur se janë përleshur me forcat izraelite në lindje të qytetit Rafah.

Nga autoritetet izraelite nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me temën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın