Bota

Lufthansa arrin marrëveshje me sindikatën Verdi për personelin tokësor

Në deklaratën e bërë nga sindikata Verdi dhe Lufthansa, thuhet se është rënë dakord për rritje pagash me tri faza për rreth 20 mijë pjesëtarë të personelit tokësor

Erbil Başay   | 05.08.2022
Lufthansa arrin marrëveshje me sindikatën Verdi për personelin tokësor

Berlin

Kompania ajrore gjermane Lufthansa dhe sindikata Verdi kanë rënë në ujdi në negociatat për marrëveshjen kolektive që parashikon rritje të pagave për personelin tokësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga sindikata Verdi dhe Lufthansa, thuhet se është rënë dakord për rritje pagash me tri faza për rreth 20 mijë pjesëtarë të personelit tokësor.

Punonjësve do t’u jepen shuma fikse prej 200 eurove në muaj për periudhat e kaluara, ndërsa duke filluar nga 1 janari 2023, pagat do të rriten me 2,5 për qind, por të paktën 125 euro do të jepen me bazë fikse mujore, thuhet në deklaratë, e cila shton se do të ketë sërish një rritje prej 2,5 për qind nga 1 korriku 2023.

Marrëveshja kolektive do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2023.

Nënkryetarja e sindikatës Verdi, Christine Behle tha se kjo marrëveshje është një rezultat i mirë, që do të thotë rritje e pagave për të gjitha grupet e punonjësve nga së paku 377 euro deri në 498 euro në muaj.

Edhe Michael Niggemann, një nga menaxherët e Lufthansa-s, u shpreh i kënaqur që është gjetur një zgjidhje e mirë për punonjësit.

Më 27 korrik, me thirrjen e sindikatës Verdi, personeli tokësor i kompanisë Lufhansa hyri në një grevë paralajmëruese dhe aeroportet e Mynihut dhe Frankfurtit, ndër aeroportet më të rëndësishme të vendit, u mbyllën. Mbi 1.000 fluturime u anuluan dhe 134 mijë pasagjerë u ndikuan gjatë grevës. Siç është bërë e ditur, kjo grevë i ka kushtuar Lufthansa-s rreth 35 milionë euro.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın